Sërish protestë në zonën e ish-Kënetës, banorët: Po mbyllin kanalet me rërë

Banorët në zonën e ish-Kënetës në Durrës, kanë dalë sërish në protestë për bllokimin e rikonstruksionit të rrugës që po kryhet në lagjen nr 14. Ata thonë që punimet janë jashtë kritereve teknike. Kanalet po mbyllen me rërë dhe tubacionet janë me seksione të ngushta.

“Ka abuzime nga kanali që mbulohet dhe futet një tub që nuk i përballon ujërat kur vijnë shkarkimet e shiut”,-thotë një banor. Kurse një tjetër, thekson se “Ne i kemi pas vendosur turbinat vetë në kanal me kalu uji”.

Projekti gjithashtu nuk është transparent dhe sipas banorëve ai po u cënon pronat që i kanë në proces hipotekimi. Janë ankuar edhe në Bashki, nga e cila presin që të marrin zgjidhje.

SHKARKO APP