Sërish PS shtyn votimin për Magjistraturën, edhe për Kodin Rrugor
Aktualitet E Mërkurë, 18 Gusht 2021 09:31
Edhe këtë të enjte, maxhoranca shtyu votimin për ligjin e Shkollës së Magjistraturës, edhe për Kodin Rrugor, pasi deputetët e opozitës u larguan nga salla e Kuvendit.
Opozita la sallën pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, kërkoi përsëritjen e votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar.
Në këto kushte, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, propozoi që dy projektligjet të shtyhen për seancën e 23 korrikut.
KOHA JONË SONDAZH

