Sesioni i ri parlamentar, dialog politik dhe llogaridhënie qeveritare në Kuvend

Sesioni i ri parlamentar nis më 19 janar, dhe kryetari i Kuvendit ka bërë gati një plan veprimi të institucionit që drejton, duke marrë parasysh edhe rekomandimet e KE-së. Niko Peleshi synon të rrisë dialogun politik. Sjellja e deputetëve jo pak ka shqetësuar mazhorancën qeverisëse, prandaj Peleshi mendon se ka ardhur koha për të ndryshuar Kodin e Sjelljes që lidhet me takimet e deputetëve apo lobimet. Gjithashtu, ai mendon se deputetët kanë nevojë për “leksione” periodike për t’u njohur me rregullat e sjelljes.

As në këtë sesion të ri nuk do të mungojnë masat disiplinore ndaj “rebelëve” që thyejnë rregullat. Për shkak të përjashtimeve, 6 deputetë demokratë nuk do të arrijnë të jenë në seancën e së hënës, pasi u dënuan në dhjetor me 30 ditë pune.

Me planin e veprimit të tij, Niko Peleshi i kërkon Kuvendit që të rrisë kontrollin ndaj qeverisë, nëpërmjet interpelancave, pyetjeve dhe mocioneve me debat. Një platformë që nga shtatori në dhjetor, nën drejtimin e tij, nuk funksionoi. Si kusht i Brukselit, Peleshi vë theksin se Kuvendi do të jetë transparent, ndërsa pritet të ndërtohet platforma online ndërinstitucionale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?