Sesioni i ri Parlamentar, kryetari Peleshi thirrje PD-së: Integrimi kërkon konsensus të gjerë

Mes kaosit të PD, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mbajti fjalën e tij në fillim të sesionit të ri Parlamentar. Peleshi i bëri thirrje opozitës, dhe tha se do të vazhdojë ta kryejë detyrën e tij me paanësi dhe shtoi se tashmë Shqipëria ndodhet në fazë të re, teksa i përket procesit të anëtarësimit në BE.

”Si kryetar i Kuvendit do të vazhdoj të ushtroj detyrën me paanësi. Europa ka qenë fokus kryesor i veprimtarisë sonë, Shqipëria është në fazë të re, nga proces integrimi në proces anëtarësimi. Kjo kërkon konsues të gjerë. Objektivi ynë është i qartë, mbyllja e negociatave teknike në vitin 2027. Kuvendi mban gjallë ekuilibrat kushtetuese. Mbështetja ndaj drejtësisë mbetet e palëkundur.

Sesioni që nisim sot, e para agjenda e integrimit europian, diplomacia parlamentare, mbikëqyrje më e fortë, një kuvend i hapur, 24/7. Na pret një volum i madh pune, është privilegj dhe përgjegjësi, ta afrojmë Shqipërinë me Europën. Kuvendi duhet të jetë më europian në etikë. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në këtë seksion parlamentar”, theksoi Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?