Sezoni i gripit, Vasili: Të adaptohen masat epidemiologjike të vitit 2003
Në një kohë kur ky është një sezon i gripit dhe virozëve, nënkryetari i LSI-së, njëherësh dhe ish-ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili vjen me një apel për shëndetësinë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili thekson se Shqipëria ka eksperiencë në të shkuarën në përballimin e SARS në vitin 2003. Sipas tij adaptimi i të njëjtave masa epidemike të 2003-ës duhet të merren dhe tani.
REAGIMI I VASILIT
Shqipëria ka eksperience mjaft te mire ne te shkuarën ne përballimin e SARS(Severe Acute Respirator Sindom) ne pandeminë e prillit te vitit 2003.
Adaptimi i te njëjtave masave epidemiologjike te vitit 2003 është logjik edhe tani.
Le ti shohin dhe ti bëjnë pa humbur kohe, se i kane te gatshme pasi ajo ishte një histori suksesi e certifikuar për Shqipërinë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Pak rreptesi me shume ne parandalim dhe kontroll do te thote me shume siguri per shendetin e qytetareve. Te fitohet koha ky eshte kyçi i suksesit ne perballimin e risqeve epidemike.