Sezoni i verës, Beqaj: Spitali i Traumës gati për rastet e rënda
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune në Spitalin Universitar te Traumës, (SUT) në Tiranë, shprehu gatishmërinë për të ofruar shërbim të kujdesit shëndetësor për pushuesit gjatë sezonit turisti, kjo vetëm në 25 qendrat e posaçme shëndetësore por edhe të SUT-se
Kreu i shëndetësisë ka pohuar se gjatë këtij sezoni është rritur numri i urgjencave në këtë spital, ndërkohë që personeli mjekësor ka qenë ne gatishmëri të plotë për të ofruar shërbim.
“Falenderoj mjekët, infermierët për përkushtimin që tregojnë në 24 orë për 7 ditë të javës për pacientët e sëmurë, në një periudhë ku të gjithë mendojnë se ku do të pushojnë apo ku do ti kalojnë pushimet, theksoi ministri Beqaj.
Në SUT trajtohen rreth 130 trauma në ditë, apo një urgjencë çdo 11 minuta.
Ndërsa bluzat e bardha kanë treguar punën e tyre të përditshme, kreu i shëndetësisë Beqaj u ka garantuar se, së shpejti, ky institucion shëndetësor do të ketë një pamje të re si në infrastrukturë, ashtu edhe në aparatura, falë një investimi që po kryhet.
“Investimet që kemi filluar të zbatojmë në këtë spital me një financim 5 milionë euro, sot një vit, do t’i ketë ndryshuar rrënjësisht pamjen dhe funksionimin këtij spitali, por bësoj se edhe shërbimi shumë më i mirë i Urgjencës (Kombëtare) Mjekësore me autoambulanca të pajisura më mirë, me një flotë më efiçente, me një personel mjekësor më të mirë, me qëllim që rastet ku ndodh urgjenca të mund vijnë të trajtuara këtu në mënyrë më profesionale dhe më të përgatitura,” pohoi ministri Beqaj.
KOHA JONË SONDAZH

