Sezoni turistik, 34 qendra shëndetësore verore. Koçiu: Mbi 300 mjekë e infermierë në dispozicion të pushuesve e turistëve

Rreth 300 mjekë dhe infermierë do të jenë pjesë e 34 Qendrave Shëndetësore Verore në të gjithë vendin si pjese e masave për sezonin turistik. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu thotë se janë ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar mirëqenien e qytetarëve dhe turistëve të shumtë.

”300 mjekë dhe infermierë, të cilët do i garantojnë pushuesve vendas dhe të huaj një sezon turistik të shëndetshëm në Shqipëri. 34 Qendrat Shëndetësore do të jenë në shërbim të tyre janë hapur që nga 1 Qershori 24/7 dhe do të shërbejnë me përkushtim me motivim”,-tha Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë shtoi gjithashtu se në dispozicion të pushuesve përgjatë gjithë sezonit turistik do të jenë edhe Spitalet Rajonale për çdo urgjencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?