Sezoni turistik – Hotelet i rritën shitjet me 37%

Sezoni turistik solli një rritje të fortë të shitjeve në sektorin e hotelerisë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për tremujorin e tretë xhiro e hoteleve u rrit me 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e aktivitetit u pasqyrua edhe në treguesit e punësimit. Indeksi i numrit të të punësuarve në hotele për tremujorin e tretë u rrit me 21%, ndërkohë që, pothuajse në të njëjtën masë u rrit edhe fondi i pagave.

Numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri për këtë vit ka shënuar vlera rekord. Deri në fund të tetorit, Shqipërinë e vizituan 5.4 milionë shtetas të huaj, në rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo valë në rritje e turizmit hyrës ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në bilancin e pagesave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e tretë, të ardhurat nga turizmi ishin mbi 680 milionë euro, ndërsa për 9-mujorin vlera e tyre arriti në pothuajse 1.5 miliardë euro.

Këto shifra mund të shpjegojnë edhe interesin në rritje të investitorëve në këtë sektor. Vetëm për nëntë muajt e parë të këtij viti janë dhënë gjithsej 54 leje ndërtimi për hotele dhe struktura akomoduese.

Incentivat fiskale për hotelet me katër dhe pesë yje gjithashtu i kanë dhënë një shtysë projekteve të reja për njësi të turizmit elitar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?