Sezoni turistik – Klosi në Durrës: Nga 1 korriku, kontrolle për sigurinë dhe ndotjen akustike

Prej datës 1 korrik nuk do të ketë asnjë tolerancë apo negocim për  ata që shkelin zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, për subjektet që nuk kanë rojet e plazhit por edhe për lokalet, apo baret që shkaktojnë ndotje akustike dhe shkelin rregullat e vendosura nga bashkia. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit  Blendi Klosi gjatë takimit  të Komitetit Rajonal të Turizmit në qarkun e Durrësit, u ndal në 3 detyrat kryesore të institucioneve të angazhuara në mbarëvajtjen e sezonit turistik: garantimi maksimal i pastërtisë, siguria në plazhe dhe rritja e standardeve të mikpritjes.

I pranishëm në takim Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi theksoi se sfida e këtij sezoni është siguria ushqimore për të cilën kreu i bujqësisë tha se është forcuar inspektimi, i paraprirë nga vetëkontrolli i subjekteve.

Ndërsa Ministri Majko kërkoi nga Task Forca e turizmit që të merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë pa shqetësuar turistët vendas dhe të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?