Sezoni turistik, ministrja Balluku: Plan masash për sigurimin e furnizimit pa ndërprerje me energji
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku siguroi se po merren të gjitha masat për furnizimin pa ndërprerje me energji në të gjithë vendin, këtë sezon veror, ku ka një flusk të lartë të turistëve, si dhe temperaturat janë ekstremisht të larta.
“Kemi dy komponentë të rëndësishëm, fluks të lartë turistësh, ku ka zona e qytete bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, që po bëhen mikpritës të numrit të shumëfishtë të banorëve, që e bën sfiduese ofrimin e shërbimit të furnizimit me energji. Komponenti i dytë janë temperaturat ekstremisht të larta që krijojnë probleme teknike. E kemi pasur këtë sfidë gjatë javës së fundit”, tha Balluku.
Për të ka pasur një bashkëpunim të shkëqyer të grupeve të OST me OSHEE për të zgjidhur çdo problematikë të paraqitur në kohën më të shkurtër.