Sezoni turistik në Sarandë, prefekti Nesturi: Prioritet kemi përmirësim e shërbimit

Task-Forca u mblodh të premten në Sarandë për sezonin turistik veror 2025, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Vlorë, Plator Nesturi. Përfaqësues nga institucionet kryesore u bënë bashkë për të koordinuar masat dhe për të gjetur zgjidhje për sfidat që sjell sezoni. Synimi i përbashkët i këtij aktiviteti ishte një verë e sigurt, e organizuar dhe mikpritëse për çdo vizitor, vendas apo i huaj.

“Ajo çfarë pritet është se do të kemi një sezon plot sfida, pasi të tilla do të jenë edhe flukset turistike në të gjithë qarkun e Vlorës. Në këtë kuadër, kjo kërkon një shtim të masave të drejtpërdrejta për përballimin e këtij sezoni. Ajo që synojmë nuk është thjesht përballimi në kushte emergjence, por rritja cilësore e shërbimit turistik”,- është shprehur prefekti.

Gjatë takimit, operatorët turistikë kanë kërkuar ndërhyrjen e instancave shtetërore për bisedime me Greqinë, me qëllim që pikat doganore (kufitare) të Qafë Botës dhe Portit me Korfuzin të funksionojnë 24 orë, pasi deri tani këto dy pika mbyllen gjatë orëve të natës nga pala greke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?