Sezoni turistik, shtohet fluksi i të huajve në portin e Durrësit

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi informoi se “pas rritjes së hyrjeve nga kufijtë  tokësorë të turistëve të huaj në këtë sezon veror, ka rritje edhe në hyrjet portuale”.

“Edhe në portin e Durrësit ka një rritje prej 36,4 % më shumë vizitorë shtetas të huaj që kanë hyrë këtë sezon  turistik”, thotë ministrja Ekonomi, në një postim në rrjetet sociale.

Kjo rritje e vizitorëve të huaj është parë jo vetëm në vijën tonë bregdetare ku janë dhe plazhet më të reklamuara si, ai i Sarandës, Dhërmiut, Vlorës, Durrësit apo Shengjinit e Velipojës, por edhe në zonat tona malore pati më shumë lëvizje vizitorësh të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo konfirmohet edhe nga operatorët turistike që zhvillojnë biznesin e tyre në këtë fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?