Sezoni turistik, shumica e patentave që hiqen janë të kosovarëve

Radarët e Policisë Rrugore janë në 7 akset kryesore të vendit, ku viktimë e tyre kanë rënë edhe shumë shtetas të huaj. Referuar statistikave të Policisë Rrugore, deri më tani gjatë këtij sezoni turistik u është pezulluar leja e drejtimit më shumë se 150 drejtuesve të automjeteve, që janë penalizuar për shpejtësi tej normave të lejuara apo parakalim të gabuar dhe kundërvajtje.

Shumica janë shtetas nga Kosova por ka edhe çekë, polakë dhe italianë, të cilët sipas procedurave duhet të sorollaten me javë të tëra në institucionet shqiptare për të tërhequr patentën. Vetëm në autostradën Tiranë-Durrës, gjatë 48-orëve të fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

Të shtunën në Tiranë gjatë një takimi me homologun shqiptar Fatmir Xhafaj, ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Bejtush Gashi, trajtoi shqetësimin që ka të bëjë lidhur me sigurinë rrugore të shtetasve kosovarë gjatë sezonit veror dhe posaçërisht lidhur me patentat, me mënyrën se si trajtohen rastet e menaxhimit të këtyre patentave kur krijohen probleme për shkak të mosrespektimit të rregullave, ku duhet një procedurë e gjatë për t’i kthyer ose për t’ua ridhënë në përdorim patentë mbajtësve përmes një burokracie shumë të gjatë, që ka aktualisht Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?