Sezoni turistik, Voda: Në terren mbi 1000 efektivë policie. Jo mjete motorike afër bregut

Me ardhjen e stinës së verës, numri i aksidenteve rrugore shtohet ndjeshëm. Për të parandaluar tragjeditë dhe për të ofruar siguri e qetësi për pushuesit, në këndin e të ftuarit në ”Report Tv” ka qënë zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda e cila ka folur për masat e sigurisë për sezonin turistik. Voda është shprehur se në terren janë mbi 1000 efektivë policie të angazhuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik. zv/ministrja foli edhe për një koordinim me fqinjët në kufinjtë.

”Policia ka vendosur masa për sezonin turistik. Ky është fokusi kryesor i qeverisë, sezoni turistik dhe mbarëvajtja e tij. Kemi koordinim edhe me institucionet e tjera. Suksesi i mbarëvajtjes është koordinimi. Fluksi më i madh nga sa kemi vënë re janë zonat bregdetare janë problematikat më të mëdha, jemi munduar të ketë një shpërndarje në të gjithë bregdetin shqiptar. Jemi munduar të kemi një fokus të barabartë, jo vetëm në jug por në të gjithë bregdetin. Po zbatohen disa masa në pikat e kalimit kufitar. Jemi munduar të vëmë disa procedura standarde. Do të ketë patrulla të përbashkëta. Në morinë do të kemi një pikë kufitare të re, pra një godinë krejtësisht të re. Do jetë një komunikim më i thjeshtë. Gjithashtu edhe në kufijtë me Malin e Zi, do ketë bashkëpunime dhe me Maqedoninë”,-tha Voda.

Ndërsa për mjetet e ujit, që vitet e shkuar u bënë shkak i aksidente me pasojë vdekjen, zv/ministrja e Bredshme, u shpreh se monitorimi do të jetë i rreptë. Ajo kërkoi edhe bashkëpunim me njesitë vendore, lidhur me kontrollin e mjeteve motorike afër bregut.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Përsa i përket mjeteve motorike, Ministria e Brendshme ka nxjerrë një urdhër për mjetet motorike dhe kritere si dhe një monitorim më i rreptë. Në udhëzim është përcaktuar një monitorim i rreptë, pasi të regjistrohen do të bëhet edhe një rikontroll për saktësitë e lejes. Do të ketë 7 mjete lundruese të policisë kufitare për kontrolle. Duam bashkëpunim me njësitë vendore, pasi janë ato që përcaktojnë vendbanimet se ku vendosen njësitë motorike. Ministria e Brendshme ju ka nisur një shkresë me kritere dhe ju kërkohet ti zbatojnë. Do të marrë fund historia e mjeteve motorike afër bregut. Monitorimi do të jetë i rreftë dhe nuk do të ketë tolerime”,-shtoi më tej Voda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ndotjen akustike, Voda nënvizoi se ka rregulla edhe për lokalet. Ky është hartuar një plan masash në bashkëpunim me ministritë e tjera, të koordinuara. ”Duhet respektohet orari, është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Oraret e zhurmave janë të përcaktuara shumë qartë deri në orën 23:30, mund të ketë përjashtime por të verifikuara me njësitë vendore. Në rast mosrespektimi policia do të veprojë direkt. Duhet respektuar rreptësisht orari i ndotjes akustike”.

E pyetur rreth sigurisë së banesave kur shkojmë për pushime, zëvendësministrja Voda ka thënë që është bërë një riorganizim i posaçëm. SPZ ose i plotfuqishmi i zonës ku do të patrullojë 24 orë me patrullë dhe agjentë krimi, për sigurinë e banesave.

”Ka një riorganizim të policisë, për të siguruar qytetarët edhe për zonat që janë brenda qyteteve, pra ”braktisjes së qyteteve”. Kemi hartuar një strategji ku bëjmë një riorganizim për policinë e shtetit, SPZ ose i plotfuqishmi i zonës siç njihet në zhargonin popullor. SPZ do të jetë ai që do të monitorojë gjithçka nëpër lagje, do të ketë një patrullë 24 orë dhe agjentë krimesh në dispozicion dhe do monitorohen lagjet nëpër qytete për të parandaluar rastet, të mos bëhen fenomen. Unë shoh një lloj profesionalizmi, pavarësie në vendimmarrje por në linjë me politikat e mëdha apo strategji me qeverinë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?