Sezoni veror, 40 mijë pacientë ndihmë mjekësore pranë qendrave shëndetësore
Rreth 40 mijë pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore pranë 25 qendrave të posaçme shëndetësore, në zonat turistike bregdetare dhe malore gjatë 3 muajve të verës, nga 16 qershori deri në 15 shtator.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije numrin e pacientëve qe kanë marrë ndihmë mjekësore në këto qendra shëndetësore gjatë sezonit veror.
Dr. Silva Gjika, mjeke në qendrën shëndetësore të posaçme turistike në Shëngjin është shprehur se 2700 persona kanë marrë ndihmë mjekësore.
“ Plot 40 mijë pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore pranë 25 qendrave të posaçme shëndetësore në zonat turistike bregdetare dhe malore gjatë 3 muajve të verës, nga 16 qershori deri në 15 shtator. Ndërkohë, për ngritjen dhe mirëfunksionimin e këtij shërbimi në 25 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, u shpenzuan rreth 68 milionë lekë”.
Sipas ministrisë, shërbimi iu është ofruar si turistëve vendas, ashtu edhe atyre të huaj pranë zonave të pushimit, ndërkohë që përvoja e fituar gjatë këtyre dy viteve, do të jetë ndihmë që vitin e ardhshëm ta përmirësojmë edhe më tej ofertën, duke planifikuar edhe vendosjen e njësive mobile gjatë fundjavave në disa zona ku ka fluks të lartë turistësh.
KOHA JONË SONDAZH

