Sezoni veror, Loka: Në terren agjentë të policisë kriminale për të ndaluar krimet

Drejtori për Rendin e Sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka folur për masat e marra për sezonin turistik dhe rendin e sigurinë në vend. I ftuar në studion e ”News24” në rubrikën “Opinion”, tregoi detaje nga plani i masave të hartuar për sezonin turistik. Ai tregoi për praninë e agjentëve kriminalë civilë në plazhe, club-e apo disko.

“Kemi një plan masash për detyrat funksionale. Kemi detyra konkrete e specifike. E kemi të skanuar të gjithë situatën kriminale në territor dhe ndaj kemi hartuar këtë plan masash. Është rritur besimi i qytetarëve ndaj policisë dhe puna e policisë duke i dhënë rëndësi çdo telefonate që vjen nga qytetarët. Falë telefonatave janë parandaluar shume krime. Ka rënë ndjeshëm numri i telefonatave të rreme. Në disa qarqe i kemi kaluar në shërbim të përforcuar 12 orësh që do të thotë më shumë prezencë e policisë. Kemi prezencë të shtuar dhe të agjentëve të policisë kriminale civilë për të parandaluar çdo ngjarje kriminale, qoftë në disko, club-e, plazhe”, deklaroi Loka.

Më tej ai shtoi se sezoni veror është prioritet i Ministrisë së Brendshme dhe Policisë. Sipas tij, deri tani në lidhje me zhurmat apo ndotjen akustike nuk ka pasur vende problematike. Ai paralajmëroi se mosrespektimi i rregullave do të ketë masa deri edhe në pezullim të aktivitetit. Loka u shpreh se bizneset janë njoftuar përmes fletëpalosjeve për masat e marra dhe që duhet të marrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?