Sezoni veror në plazh, regjistrohet viktima e parë në Golem

Regjistrohet viktima e parë, që humb jetën në brigjet e Adriatikut si pasojë e mbytjes në det. Viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ka ndërruar jetë në breg të detit teksa ka qenë duke u larë.

Ngjarja është regjistruar  në plazhin e Golemit në Kavajë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë.

”Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”,-informon Policia.

SHKARKO APP