Sezoni veror po afron, Kumbaro: Operatorët turistik kanë shqetësimin stacionet e plazhit

Sezoni veror po afron, ndaj dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka mbledhur në Vlorë komitetin e turizmit për të bashkërenduar punët sa i takon menaxhimit të sezonit turistik.

Kumbaro vuri theksin kryesisht të rëndësia e menaxhimit të mbetjeve, pastrimit të territorit si dhe përfundimi i aplikimeve për menaxhimin e stacioneve të plazhit.

Në këtë kuadër, operatorët turistik ngritën shqetësimin e mosrakordimit të agjensisë së Bregdetit dhe bashkisë për stacionet e plazhit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operatorët turistik në Vlorë i parashtruan ministres një sërë problematikash për të cilat Kumbaro theksoi se do të ketë angazhim për ti zgjidhur para sezonit turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?