Sfida e Ramës: 25 mijë të punësuar në shtet deri në…

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim të dytë me qytetarët lidhur me fushatën 2 mujore të llogaridhënies që qeveria dhe kryebashkiakët socialistë do ti nënshtrohen. Kreu i qeverisë tha se deri në fund të vitit nga zyrat e shtetit do të punësohet 25 mijë persona.

”Ne sot jemi në një proces ku po merremi seriozisht si asnjë qeveri tjetër më parë më punësimin real. Natyrisht që edhe puna në shtet është një punë ë nderuar dhe respektuar, por duhet të luftojmë përditë më mendësinë me atë që quhet punë quhet vetëm kur ta jep shteti dhe puna në privat është një skllavëri. Në fund të këtij vit do të kemi 25 mijë njerëz të punësuar vetëm nga zyrat e shtetit”,-tha Rama.

Kryeministri foli për dy arritjet e mandatit të tij të dytë, që janë çelja e negociatave pa kushte, si dhe Reforma në Drejtësi. Lidhur më këtë të fundit Rama tha se të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe policët që janë të korruptuar edhe pse do të largohen nga pozicioni i tyre, do të rikthehen këtë herë për të dhënë llogari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?