Sfida për në TikTok përfundoi në tragjedi, 18-vjeçari shqiptar humb betejën me jetën

Një mbrëmje gëzimi u kthye në tragjedi për grupin prej katër të rinjve të cilët kishin dalë së bashku, por ndërmorën këtë sfidë të rrezikshme që i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Lorenzo Pjetrushi. Ngjarja fatale ka ndodhur në Itali. Për të realizuar sfidën, i riu ka hipur mbi kofanon e makinës së shokut dhe po xhironin videon për ta postuar në Tik-Tok.

I riu është rrëzuar nga makina dhe më pas është përplasur nga një tjetër makinë, duke humbur jetën tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur më 20 janar në Treviso të Italisë, por ai ka humbur jetën sot në spital, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Sipas medieve të huaja, 18-vjeçari ka qenë me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij. Djemtë kishin vendosur të organizonin një truk me djalin e ditëlindjes dhe 18-vjeçari ishte ngjitur në tavanin e makinës që drejtohej nga i afërmi i tij dhe kishte bërë sikur po valëzonte dallgët. Sfida përfundoi në tragjedi pasi ai u rrëzua në mënyrë katastrofike përtokë nga mbulesa e automjetit, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë.

Nuk mund të përjashtohet që çështja tani mund të ketë implikime kriminale me Zyrën e Prokurorit të Trevisos që mund të hapë një hetim. Ndërsa, policia tanimë ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme.

SHKARKO APP