Sfidat e mësimit “online”/A do të shtyhen provimet?
Si pasojë e virusit vdekjeprurës, shkollat janë mbyllur dhe ka me mijëra nxënës që nuk kanë teknologjinë e duhur për të marrë leksionet apo mësimet online. Por deri kur do të vazhdohet kështu nuk dihet. Këtë e aprovon edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Në këto kushte të pandemisë botërore, edhe Shqipëria i nënshtrohet mësimit “online”. Nxënësit tregojnë se në fillim kjo dukej një joshje për ta por sot pas më shumë se 20 ditësh, është një pushtim i jashtëzakonshëm i ditës.
Nësuesit që shpesh janë edhe prindër vetë, u duhet të menaxhojnë nxënien e rreth 40 fëmijëve njëherësh. ”Stresi i përditshëm që t’u japësh çdo dite fëmijëve 6-7 fleta pune, detyra të reja. Ndjej që ai kërkon klasën si ambient, si shoqëri, me fëmijët e tjerë, mbi të gjitha mësuesen. Djali është mërzitur nga ndenja mbyllur, shpesh më thotë “më ço tek lodrat”. Detyrat i bën mekanikisht. Nuk ka më dëshirën e mëparshme. Po për ne mësuesit, që jemi dhe prindër, keni menduar ndonjëherë? Që dhe ne kemi fëmijë qe ju detyrohemi dhe atyre per t’i qendruarprane e per t’i dhene pak stimul e motivim? Keni menduar ndonjëherë që dhe ne jemi nëna dhe përveç mësimit kemi dhe mësimin e fëmijës, kemi dhe detyrime familjare? Kjo situatë e krijuar nuk është aspak e favorshme për asnjërin nga ne. Na gjeti të papërgatitur. Dhe ne e dimë që kjo nuk është mënyra më efikase, por ja që në të tilla rrethana jemi”.
Mësimi “online” është konsideruar gjithnjë një eksperiment, ku jo vetëm nxënësit por edhe mësuesit, ata që do ta prinin këtë përvojë, u gjendën pa përgatitur. Kjo përvojë është e vështirë për të gjithë ata prindër që kanë dy apo tre fëmijë në shtëpi, për prindërit mësues që kujdesen për detyrat në shtëpinë e tyre, por edhe testet në shtëpitë e të tjerëve, për drejtuesit e këtij procesi ekperimental dhe për thuajse një pjesë të mirë të shoqërisë së zhurmshme të një kryeqyteti tanimë të heshtur. A do të shtyhen provimet? Kur do të kthehemi në shkollë? A do të mund të vijojmë me planet që kishim? Ky është testi me të cilin po përballen shumë familje shqiptare.