Sfidon Salianji: Basha nuk shkarkohet si kryetar këto 4 vite

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i cili është mbështetës i kryetarit, thotë se Lulzim Basha nuk do të shkarkohet për të paktën 4 vitet e ardhshme.

“Lulzim Basha nuk shkarkohet si kryetar partie sepse kërkesa për shkarkimin e kryetarit të partisë, duhet të nisë nga Këshilli Kombëtar me një mocion të arsyetuar.

Kjo duhet të votohet nga 50%+1 dhe pasi të kalojë në Këshill duhet të kalojë edhe në Kuvendin Kombëtar. Këto janë elementë të palëvizshëm në këto 4 vite, përfshirë edhe kryetarin e partisë.

Elementët e tjerë duhet të kenë mundësi të adresohen për t’i dhënë më shumë mundësi partisë. Askush nga ne nuk mund të dalë kundër votës së anëtarësisë, por ka rregulla dhe norma për t’u përcaktuar”.

SHKARKO APP