Sfiduan Policinë, ja si u kapën të aksidentuar 3 trafikantët
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për arrestimin e tre të rinjve në Shkodër të cilët u kapën dje me 8.5 kg kanabis.
Operacioni ishte koduar “Gold Rush” dhe u finalizua me arrestimin e tre të rinjve, që sfiduan Policinë por përfunduan në kanal.
Të arrestuarit janë”
- Bertjan Pepkola, 24 vjeç banues në Lezhë
- Aldo Përleka, 22 vjeç, banues në Lezhë
- Xhulio Përleka, 23 vjeç, banues në Lezhë
Policia thotë se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga këta 3 shtetas po transportonin me mjet lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje dhe në fshatin Zues, njësia administrative Rrethina, Shkodër, u konstatua mjeti i dyshuar, tip “Benz” me targë LE 7958 A, me drejtues shtetasin Xhulio Përleka, i cili gjatë ndjekjes ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Të 3 shtetasit u transportuan në spitalin rajonal Shkodër, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u shoqëruan në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 8.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva dhe së bashku me mjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

