SGS shkarkon punonjësin që merrte ryshfet për kolaudimin

Një rast korruptiv, në të cilin është përfshirë një nga punonjësit kompanisë “SGS Automotive Albania” që kolaudon makinat në Lushnjë është publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” të datës 03 Tetor 2016.

Sot, SGS Automotive Albania reagon ndaj rastit korruptiv  denoncuar  në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Në njoftimin e saj, SGS Automotive Albania  dënon ashpër rastin në fjalë dhe bën me dije se ka proceduar me largimin e menjëhershëm nga puna të punonjësit të përfshirë në këtë rast korruptiv, si dhe referimin e rrethanave të këtij fakti në organin kompetent të procedimit penal.

“Duke falënderuar redaksinë e këtij emisioni, për evidentimin e këtyre praktikave korruptive,  SGS Automotive Albania siguron se çdokush i përfshirë në këto praktika do të jetë subjekt i ndërprerjes së menjëhershme të marrëdhënies së punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

SGS Automotive Albania garanton të gjithë qytetarët se është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Kodin e saj të Integritetit, në shërbim të interesit publik prandaj vendos theksin në inkurajimin e denoncimit të këtyre praktikave nga çdo qytetar, i cili bëhet pre ose dëshmitar i tyre, në numrin tonë të telefonit:  +355 44500480 dhe e-mail : [email protected].

Swiss Digital Mobile Reklama

Vëmë në vëmendjen tuaj sërish, se siguria rrugore është qëllimi ynë kryesor dhe lusim të gjithë qytetarët që marrin shërbimin e ofruar nga SGS,  të  paguajnë vetëm vlerën e tarifës zyrtare të kontrollit teknik të automjeteve”,- thuhet në njoftimin e SGS Automotive Albania.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?