Shahini: S’ekziston mundësia e djegies së vitit, pedagogët do paguhen

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një intervistë për TV Ora nuk beson se ky vit do të digjet dhe shpreson gjithashtu që nuk do të shtyhen datat e provimeve të studentëve për mbylljen e vitit.

“Nuk ekziston mundësia e djegies së këtij viti. Do marrim parasysh punën që vijoi deri kur u bë pandemia dhe punën online dhe kur të kthehemi në shkolla do të bëjmë vlerësimin përfundimtar. Shpresoj që të mos kemi nevojë të lëvizim  datat dhe të kryejmë provimet përfundimtare dhe të mbyllim vitin siç duhet”

Shahini u bën thirrje pedagogëve të punojnë “pasi të gjithë pedagogët do të paguhen”. Ka një brengë për nxënësit e dobët apo familjet e të cilave nuk mund të përballojnë të kenë akses në mësimin online.

Prej me shume se dy javesh shkollat janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe udhezimi i fundit eshtë që shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill.

SHKARKO APP