Shahu në Tiranë, triumfojnë grekët

Tirana ishte vendi organizator i simultanes ndërkombëtare të Shahut për vendet frankofone. Eventi ishte në edicionin e 6 të tij dhe në të morën pjesë 150 lojtarë nga dhjetëra vende të botës. Shqipëria u përfaqësua nga 68 shahistë, ndërkohë që edhe Kosova kishte 9 shahistë në këtë eveniment, si vend i ftuar.

Simultania ndërkombëtare e Shahut ishte një turne i hapur, i zhvilluar me 9 raunde, sipas një sistemi zviceran, me sportistët që garonin në një grup të vetëm. Në përfundim të këtij takimi u bë edhe përcaktimi i fituesve, ndërkohë që shpërblimi financiar që u shpërnda për klasifikimin e pëgjithshëm ishte 10.500 euro.

Pas 9 raundeve, Shqipëria e bëri prezantimin më të mirë me Dritan Mehmetin dhe Franc Ashikun, që u renditën në vendin e katërt dhe të pestë, duke siguruar edhe përfitim financiar për këto pozicione prej 700 dhe 500 eurosh respektivisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Kosova kishte si rezultatin më të mirë vendin e 14 të Nderim Saraçit. Për sa u përket fituesve, klasifikimi i përgjithshëm pa në krye shahistin grek, Mastrovasilis, që përfitoi edhe shpërblimin prej 1.500 eurosh që i takonte fituesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi i dytë ishte për një tjetër shahist grek, Janis Nikolaidis, që përfitoi 1.200 euro, ndërsa në vendin e tretë u rendit egjiptiani, Adham Fauzi, që siguroi 1.000 euro. Shpërblim financiar u dha edhe për fituesit e kategorive të ndryshme; femra, të rritur mbi 50 vjeç, veteranë, të rinj U16, U14, si dhe për vendin e parë për shahistët shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?