Shajnë mjekët dhe rrahin policët, arrestohet babai me dy djemtë
Policia e Krujës ka vënë në pranga 3 persona, mes të cilëve babain dhe dy djemtë e tij, pasi kanë kundërshtuar me forcë dhe kanë goditur efektivët e policisë.
Siç raporton policia e këtij qyteti, në pranga kanë rënë Jak Jaku 56-vjeç, Mhill Jaku 38-vjeç dhe Albert Jaku 23-vjeç pasi duke qenë në gjendje të dehur kanë shkuar në Spitalin e Fushë-Krujës për ndihmë mjekësore dhe kanë ofenduar personelin e urgjencës.
Pas denoncimit të bluzave të bardha në ndihmë të tyre kanë shkuar efektivët e policisë ku në përpjekje për të qetësuar dhe sqaruar situatën, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë të Rendit Publik.
KOHA JONË SONDAZH

