“Shakaja” e rrëmbimit u kushton me burg dy adoleshentëve

Shakaja pa kripë që kanë tentuar të bëjnë tre të rinjtë në Tiranë u ka kushtuar me burg dy prej tyre.

Nensi Çobo në bashkëpunim me të dashurin e saj Oron Hoxha dhe një shokun e tij sajuan rrëmbimin e vajzës për t’i zhvatur babait të saj 400 mijë euro.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg” për Orion Hoxhën dhe mikun e tij ndërkohë që vajza po gjykohet dhe pritet të mësohet edhe masa ndaj saj.

Avokati i Orion Hoxhës e quajti të padrejtë vendimin e gjykatës duke deklaruar se procesi mësimor nuk duhej të ndërpritej për klientin e tij sipas konventës së të rinjve duke nënvizuar se do të apelonte vendimin.

SHKARKO APP