Shallvaret e dëmtuara, kreu i Institutit të Ndërtimit: Të fillojë menjëherë riparimi

Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu ka bërë një inspektim në Pallatet e Shallvareve, pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai tha se duhet të merren masa dhe të fillojë menjëherë riparimi.

“Duhet të fillojë menjëherë riparimi. Duhet të merren masa që të bëhet një tip skeleri që banorët mund të komunikojnë. Mund të bjenë ato copat”,tha Agron Hysenlliu.

Hysenlliu kërkoi nga kryetarja e minibashkisë që mos alarmohet situata.

“Jo të bllokoni banorët në këtë farë masë, të bëhet gjithë kjo gurgule, me polici me dreq e shejtan sikur këta ça po bëjnë”, tha kreu i Institutit të Ndërtimit.

Shallvaret e dëmtuara, kreu i Institutit të Ndërtimit: Të fillojë menjëherë riparimi

SHKARKO APP