Shalqiri në zyrën e Ramës, komenti epik nga Braçe: E meriton të vihet në vitrinë

Deputetit i PS-së, Erion Braçe, i cili është ankuar shpesh mbi dëmtimin e imazhit të shalqirit të prodhuar në vend, nuk i ka “shpëtuar” një foto nga zyra e kryeministrit Edi Rama, ku duket një shalqi që i ka mbijetuar sezonit dhe meriton të vihet në “fron”. “Shpëtoi sezonin e bujqve këtë verë, e meriton të vihet në vitrinë”, ka shkruar Braçe krahas fotos ku duket kryeministri gjatë takimit me David Wisner, i ngarkuari me punë i SHBA-ve në vendin tonë.

SHKARKO APP