Shalsi: Mbetjet do sillen nga tre pika doganore

Deputeti i PS, Eduard Shalsi, i cili është edhe një prej deputetëve që risolli ligjin për importin e mbetjeve, në studion e ‘Tonight Ilva Tare’ foli për listën e mbetjeve që do të sillen në Shqipëri. Shalsi tha se janë 16 ose 17 produkte, duke shpjeguar se lista përmban ato produkte që nuk kanë biznese që kanë fabrika apo impiante.

“Ka dy lista, ka një VKM të vitit 2010 me 80 produkte ka dhe një VKM me 25 produkte. Lista e gjelbër e viti 2012 sipas VKM. Brenda kësaj liste, duke qenë se propozimi im u përmirësua dhe unë nuk e mbaj veten si njëri që kam monopolin e të vërtetës. Përballë disa reagimeve dhe vërejteve të arsyeshme, drafti ime nuk ka një apo dy ndryshime, por ka 6 ndryshime. Dikush kishte shqetësimin nga do vijnë. Do vijnë nga Hani i Hotit apo do vijnë nga  3 Urat?! Dhe ne e përmirësuam, vendosëm 2-3 pika doganore.

Lista përmban mbetje të cilat në Shqipëri nuk kanë biznese që kanë fabrika apo impiante, apo teknologji për ti përpunuar. Çka do të thotë se nga lista prej 25 produkte që ekzistonte aktualisht me bizneset që kanë të instaluara rezultojnë që të jenë 16 ose 17 produkte. Pra duke lidhur ardhjen e produktit me fabrikën ku do të përpunohet do të ndiqet. Shumë e rëndësishme është: “kërko dhe gjurmo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zyrën time ka pasur edhe individë shqiptarë dhe të huaj, që kanë kërkuar të dhëna për këtë iniciative, që duan ta kuptojnë më mirë. Nuk e dini fillimisht propozimin. BE e dinte që laboratori i mbrojtjes së mjedisit ishte kompletuar sepse e kishin bërë vetë. Por mund tju them se drafi im i përmirësuar me 6 pika është rezultat edhe i këtyre konsultave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse ligji i menaxhimit të mbetjeve do të funksiononte, ne nuk do të ishim këtu, nuk do të vinim tek ky propozim.

Janë tre pika Durrësi, Kapshtica dhe Morina, këto do të jenë të përcaktuara në ligj. Është investuar goxha tek logjistika dhe tek stafi i doganave”, u shpreh ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?