Shano: Filloi si Parlament guerrilësh, por bëri atë që “i deshi qejfi” mazhorancës

Pas 2 viteve mungesë, në shtator opozita (PD-LSI), do të rikthehet në Kuvend. Për dy vite opozita zëvëndësuese u bë ”shërbëtore” e PS-së dhe votoi symbyllur çdo ligj të maxhorancës. Analisti Dritan Shano, thotë se Parlamenti ka bërë nga fillimi deri në fund, atë që ka dashur. Vendimi për daljen e opozitës nga Kuvendi, për të ishtë një vendim unanim, por që nuk rezultoi i suksesshëm se këputja me mandatet ndodhi.

“Ky parlament bëri atë që i deshi qejfi mazhorancës, nga dita e parë deri ditën e fundit, pavarësisht se çfarë ndodhi në midis. Ai filloi si parlament guerrilësh, vazhdoi mandej si një parlament me personazhe nga komeditë e Molierit dhe arriti derisa të shkarkojë kryetarin e shtetit.

Opozita doli nga Parlamenti. Unë jam një nga njerëzit që kam mbështetur daljen e opozitës nga Parlamenti. Atje brenda Basha kishte të drejtë kur tha pati një vendim unanim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tentativa për ta këputur atë sjellje violente të mazhorancës nuk rezultoi e suksesshme sepse këputja me mandatet ndodhi, por nuk ndodhi me aktorët, me mënyrën e të bërit politikë që është sot e kësaj dite po e njëjta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky parlament demonstroi edhe papërgjegjshmërinë totale ndaj qytetarit në hartimin e listës sa i përket cilësisë së përfaqësimit që duhet çuar në Parlament nga partitë politike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?