Shano: Varhelyi përdor gjuhë burokrate, ne nuk kemi gjykata, borxhi total ka shkuar në 115%
I ftuar në RTV Ora, ekonomisti dhe tashmë kandidati për deputet i PD-së, Dritan Shano u shpreh se Varhelyi shpreh mendime të Komisionit Evropian dhe do që ta shtyjë para këtë proces.
Ai shtoi se vendi ynë ama është në një moment që nuk ka gjykata dhe i janë vënë 15 kushte për integrimin.
Dritan Shano: Varhelyi shpreh mendime të Komisionit Evropian dhe do që ta shtyjë para këtë proces. Parlamenti Evropian ama ka miratuar një rezolutë me 15 pika për integrimin e vendit tonë. Por fakti është që ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë të Lartë. Këtu nuk ka më tre pushtet, por tashmë kemi një legjislativ dhe ekzekutiv monist që mund të bëjnë cfarë të duan. E kemi parë me shembjen e teatrit këtë dhe zgjedhjet vendore. Ne jemi në një moment që për herë të parë i kërkohet Shqipërisë që të vendoset shteti në vend, pasi pa gjykata nuk mund të ekzistojë. Kjo ëhstë një gjendje hibride.
Varhelyi ka zgjedh që përmes një gjuhe burokrate që të përmbushë këto kushtet për integrimin. Janë shumë gjëra që duhet t’i bëjmë vetë pa pritur ndihmë nga dikush për këto çështje. Në Parlamentin Evropian ka shumë skeptikë në lidhje me Shqipërinë dhe në fund PE do të shprehet për integrimin tonë. Ka shumë vende anëtare që na njohin shumë më mirë, sidomos Gjermania, Holanda dhe Italia. Të mos flasim pastaj për shtete të tjera, që kanë agjenda të tjera në raport me vendin tonë.
Referuar me rikthimin e vizave, Shano tha se kjo është një masë e ndërmarrë qysh vitin e kaluar dhe është për të sigurinë e BE-së.
Dritan Shano: Referuar me vizat, unë si një njohës i mirë i kësaj çështje, unë them që ky vendim është marrë qysh vjet dhe nuk ka lidhje me Ramës si kryeministër, por me sigurinë në BE. Për arsye sigurie të gjithë shtet që nuk janë anëtare të BE-së, duhet të marrin një pastrim të personit për 3 vite, sigurisht që do të paguajnë 5 euro. Ajo që është bezdisëse, për të gjithë njerëzit që jetojnë në BE, çdo herë që do të futen dhe të dalin në Shqipëri do të paguajnë çdo herë nga 5 euro. Ndërsa ata që përbëjnë rrezik për BE-në do të kenë probleme për t’u futur.
Shano shtoi se borxhi total në vend ka shkuar në 115% dhe tha se nuk dihet se ku kanë shkuar këto para që janë marrë.
Dritan Shano: Unë mendoj se borxhi total ka shkuar në 115 %. Është shqetësues si fakt se është marrë si borxh, por nuk dihet se ku ka shkuar. Është përdorur për rroga dhe pensione, por kjo gjë nuk mund të bëhet, prandaj qytetarët duhet të vijnë dhe ta hedhin në plehra qeverinë. Këto para nga borxhi nuk janë hedhur në ekonomi. Investimi më strategji që duhet të ishte bërë është ai i arsimit. Për mua për 5-10 vitet e ardhshme arsimi duhet të jetë një prioritet. Çdo qindarkë e tepërt duhet të shkojë për arsimin që të krijojmë një trupë arsimore të shekullit 21.