Shantazh 1.000 euro për fotot intime, arrestohen dy autorët

Një hetim dyditor i Prokurorisë së Shkodrës ka përfunduar me zbulimin e dy autorëve të një “gjobëvënieje”, teksa i kanoseshin një shtetaseje se do t’i publikonin foto intime në rrjetin social “Facebook”, nëse ajo nuk u jepte atyre shumën prej 1.000 eurosh.

Pas kallëzimit që shtetësja kishte dorëzuar në polici, u arrit të identifikoheshin dhe më pas të arrestoheshin shtetasit E. Shkambi, 25 vjeç, dhe N. Gurraj, 21 vjeç.

Dy personat e dyshuar kishin mundur të hynin në adresën personale të vajzës dhe prej aty kishin marrë fotot e saj. Pas kësaj, ata kishin kontaktuar me të dëmtuarën dhe i kishin kërkuar asaj shumën e parave, duke i thënë se, nëse ua jepte, ata do të publikonin fotot e saj në faqe interneti apo edhe në vet rrjetin social.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?