Shantazhet online po marrin jetë, po preken fëmijët dhe gratë
Sot rrjetet sociale po përdoren si mjete shantazhimi. Për shkak të gjuhës së urrejtës, kërcënimeve e denigrimit, me të cilat përballen në platformat online, vajza e gra, i kanë dhënë fund jetës.
“Fatkeqësisht në Shqipëri po ndodh që shumica e rrjeteve sociale po përdoren si mekanizma në duar te njerëzve që duan të shantazhojnë për të arritur qëllimet e tyre dhe kemi parë pedofil për të rekrutuar fëmijët, kemi parë shantazhe financiare dhe me gjithë këto problematika që po ndodhin fatkeqësisht dhe me humbje jete, po krijohet një ambient toksik digjital. Të gjitha agjencitë duhet të bëjnë një monitorim përsa i takon mënyrës dhe çdo lloj materiali i cili ngarkohet në mediat sociale”,-shprehet Mirgit Vataj, kryetar i urdhrit të punonjësve social.
Fëmijët, adoleshentët, vajzat e gratë janë më të pambrojturit nga shantazhimi online. Nevojiten ndryshime ligjore, në mënyrë që dhunuesit apo abuzuesit që ndodhen pas kërcënimeve, të ndëshkohen.
Rrjetet sociale janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo moshë. Ndaj është kritike në këtë situatë me të cilën po përballet shoqëria jonë, që fëmijëve tu mësohet se si të qëndrojnë të sigurt gjatë përdorimit të platformave online.
Për të pasur sa më pak viktima të ekspozuar ndaj kërcënimeve, shantazheve, e fyerjeve online duhet që të ketë një kontroll të postimeve që bëhen në gjuhen shqip, në mënyrë që të bllokohen materialet e dhunshme që shpërndahen lehtësisht në rrjetet sociale.
Top Channel