Shantazhi i AMA ndaj Ora News, të martën protestë për fjalën e lirë

Shoqëria civile dhe shoqatat e mediave kanë paralajmëruar një protestë për fjalën e lirë të martën e ardhshme më 17 janar pas shantazhit që AMA po ushtron ndaj Ora News.

Protesta për fjalën e lirë do të nisë nga Bashkia e Tiranës në drejtim të Autoritetit të Medias Audiovizive. Të martën e 17 janarit ora 12:00.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur një shantazh në drejtim të Radio Televizionit Ora News menjëherë pas padisë që Ora News bëri në gjykatë për mos marrjen e licencës kombëtare për transmetim audioviziv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë në adresë të Televizionit Ora News mbërriti një kërcënim për të kërkuar mbylljen e kanalit dixhital, vetëm një ditë pasi televizioni dorëzoi kërkesë padinë kundër vendimit të AMA qw i refuzoi licencën kombëtare Ora News.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori i AMA-s Genti Sala po sulmon vetëm Ora News duke lënë 14 kanale të tjera dixhitale për të cilat edhe tre të Televizionit Publik, të Radio Televizionit Shqiptar të plotësojnë projektin e tij për të cilën erdhi në krye të këtij institucioni.

Televizioni Ora News ka vënë në dijeni për këtë kërcënim edhe institucionet ndërkombëtare si Delegacionin e BE dhe prezencën e OSBE në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?