Shau nga robt policin, shpallet në kërkim “i forti” i Kukësit (VIDEO)

Pas publikimit një ditë më parë të një videoje denoncuese në Kukës, ku një i ri shante dhe fyente policin rrugor, që tentoi t’i vendoste gjobë, policia njofton se e ka shpallur në kërkim. Ai është 25-vjeçari E.T banues në fshatin Morin, Kukës. Shpallja e tij në kërkim është bërë për arsye se në rrugën e Xhamisë, punonjësi i policisë së Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kukës pasi  ka konstatuar mjetin tip “BMV X-5”, me targa AA 469 IM, i cili ishte parkuar në rrugë kalimi mjetesh (parkim i gabuar), ka ndaluar për të vendosur masë administrative.

Në momentin punonjësi i policisë rrugore që ka plotësuar masën administrative për shkeljen e konstatuar, është afruar drejtuesi i mjetit shtetasi E.T., i cili e ka kundërshtuar e fyer punonjësin e Policisë.

Nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, u bë e mundur bllokimi i mjetit tip“BMV X-5”, me targa AA 469 IM. Policia njofton se po  punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili është shpallur në kërkim, ndersa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2  i  K.Penal.

1107215 by e-d21

SHKARKO APP