SHBA, 50 homoseksualë të vrarë në klubin e natës

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lokalin “Pulse”, në Orlando të Floridas, një lokal i frekuentuar nga homoseksualët. Sipas BBC, autori i vrasjes masive fillimisht mori peng disa prej të rinjve në lokal, më pas nisi ekzekutimet. 50 vetë u vranë. Mbi 50 të tjerë u plagosën deri kur ndërhyri policia. Forcat policore e quajnë këtë një vepër e terrorizmit, por ende nuk e dijnë nëse fjala është për veprim të brendshëm apo ndërkombëtar. Të afërmit e viktimave, janë mbledhur nëpër spitale vendore, duke kërkuar dëshpërimisht lajme për të afërmit e tyre.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?