SHBA, aksidentohet për vdekje çifti shqiptar, ja dëshira e fundit

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy shqiptarëve ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në New Jersey, ndërsa viktima kanë mbetur shtetasit Muhamet Oparaku, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Bukurie Oparaku, 64 vjeçe.

Çifti shqiptar është përplasur nga një makinë, që po lëvizte me shpejtësi, duke ndërruar jetë në spital. Policia amerikane ka arrestuar 29-vjeçarin, Donald Kumar Davis, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin, që iu ka marrë jetën shqiptarëve.

Shqiptarët jetonin prej disa vitesh në SHBA, ndërsa kishin shprehur se dëshira e tyre e fundit ishte të preheshin në vendlindje. Muhamet Oparaku kishte punuar si shef policie në Pogradec, ndërsa në SHBA punonte si menaxher në një kompani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëri nga kolegët e tij është shprehur se Oparaku ishte një njeri punëtor, duke e cilësuar si menaxher të madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishin njerëz shumë të dashur dhe punëtor. Ai ishte një menaxher i madh dhe i përulur, inteligjent dhe gjithmonë i respektueshëm. Dëshira e vetme e çiftit ishte që të varroseshin në Shqipëri. Ne do të plotësojmë amanetin e tyre”, ka treguar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?