SHBA: Do angazhohemi në Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me Komisionin e Posaçëm anti-Korrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Përmes një deklarate, SHBA shprehet se si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

SHKARKO APP