SHBA garanton sigurinë e Kosovës, por kërkon asociacionin
I dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë të ditur se e ka bërë të qartë në takimin me Albin Kurtin, pozicionin për asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkohë që temë diskutimi ka qenë edhe propozimi franko-gjerman.
“Ne do të fillojmë të flasim për zbatimin e asociacionit të komunave serbe. Këtë gjë e kam bërë shumë të qartë, kështu që shpresoj se do ta kalojmë këtë krizë në një të ardhme shumë të afërt.
Jam shumë i inkurajuar që përfaqësuesi special i BE-së është këtu dhe gjithashtu shpreha mbështetjen time për përpjekjet e tij për të kaluar në propozimin gjermano-francez”, deklaroi ai pas takimit.