SHBA i dhuron Policisë së Shtetit pajisje për antiterrorin
Në një njoftim të fundit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë me dije se është nënshkruar marrëveshja mes kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe Zyrës Rajonale të Sigurisë (RSO), e cila i ka dhuruar policisë pajisje të përparuara si pjesë e paketës së Ndihmës për Antiterrorin (ATA) për vitin 2024.
“Gjatë një ceremonie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, drejtuesi në detyrë i Zyrës së Sigurisë Rajonale Jonathan Ellis dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda zyrtarizuan këtë bashkëpunim të rëndësishëm. Presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë dhe të arrijmë rezultate domethënëse në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë”, thuhet në një postimin në rrjetet sociale.
Programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë kanë përfunduar një sërë takimesh dhe seancash monitorimi me forcat shqiptare të rendit. ATA ka ofruar rreth 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për partnerët tanë për Policinë e Shtetit.