SHBA krah Shqipërisë, USAID dërgon inxhinierë për vlerësimin e dëmeve të tërmetit

Ambasada Amerika njoftoi se USAID solli dje në Shqipëri inxhinierë që do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura.

Inxhinierët janë pjesë e Departamenteve të Zjarrfikëseve të konteve Fairfax dhe Los Angeles.

Ekipi i inxhinierëve do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata u dërguan në vendin tonë si pjesë e mbështetjes SHBA për rimëkëmbjen Shqipërisë nga tërmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

“USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve,”-shkruan Ambasada e SHBA.

Ndërsa e mbylli postimin me hashtagun #ShbaQendronKrahShqiperise.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?