SHBA masa ndaj Serbisë, Vuçiç zbardh bisedën me Blinken

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se këtë të premte ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken rreth situatës në Kosovë.

“Kam folur me Blinken ku u pajtuam se shtensionimi është i nevojshëm, një rol më i fuqishëm i KFOR-it, në veçanti në veri”, ka treguar të ketë thënë Vuçiç.

“Mohova gënjeshtrat rreth një shkalle të lartë gatishmërie të ushtrisë serbe. Ne nuk pajtohemi me natyrën e asaj që ka ndodhur në Kosovë. Blinken më foli gjithashtu për disa masa. Unë thashë se jam kundër”, ka thënë Vuçiç ndër të tjera.

SHKARKO APP