FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA mund të hyjë në luftë me Izraelin kundër Iranit, po bëhen gati bombat “bunker buster”

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti i SHBA Donald Trump është duke zhvilluar në këto momente një takim me Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare. Para pak çastesh, jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë janë parë forcat e sigurisë që tregojnë se Presidenti është brenda. Ka shumë pak gjasa të mësohet menjehërë se për çfarë po diskutohet, shkruan BBC, por fokusi është lufta mes Iranit dhe Izraelit.

CNN shkruan se presidenti po shqyrton nëse SHBA-të duhet të përfshihen më tej në konflikt. Trump u largua nga samiti i G7 në Kanada një ditë më herët për t’u kthyer në Uashington. Sipas të njëjtave burime, Izraeli u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara një “qëndrim thjesht mbrojtës” mes konfliktit të tij me Iranin.

Më shumë se 30 cisterna ajrore amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në rajon gjatë disa ditëve të fundit për të qenë gati nëse Trump vendos të urdhërojë Forcat Ajrore të SHBA-së të ndihmojnë në furnizimin me karburant të avionëve luftarakë izraelitë teksa ata kryejnë sulme mbi Iranin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime të afërta me qeverinë izraelite thonë se sulmi i mundshëm ndaj Iranit – veçanërisht ndaj infrastrukturës së saj bërthamore – është praktikisht i pamundur pa përfshirjen amerikane, për shkak të nevojës për armë shumë të sofistikuara që vetëm SHBA disponon, si bombat “bunker buster” për objektivat nëntokësorë si objekti i Fordo-s në Iran.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët, vetë ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka deklaruar publikisht se “nëse Irani sulmon Izraelin, ne presim që aleatët tanë, përfshirë SHBA-në, të qëndrojnë përkrah nesh dhe të veprojnë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?