SHBA ndihma dhe përkujdesje për fëmijët e prekur nga tërmeti

SHBA vijon mbështetjen për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Edhe Këshilli Rinor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara iu bashkua punës vullnetare për përpjekjet e rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 nëntorit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë thekson se, pas mbledhjes së ndihmave, ata sollën lodra në qendrën sociale “Së Bashku” në Kombinat, ku po strehohen familjet me fëmijë të vegjël që kanë humbur shtëpitë e tyre.

Anëtarët e Këshillit Rinor kaluan mbrëmjen duke krijuar projekte artistike dhe duke luajtur me fëmijët, për t’i ndihmuar gjatë kësaj kohe të vështirë dhe ndërsa familjet e tyre përqendrohen në rimëkëmbje.

Gjithashtu këto ditë si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ekipi i inxhinierëve të strukturave nga Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID, po vijon të kryejë vlerësime në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?