SHBA-të do të dërgojnë avionë ushtarakë në Evropë

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin në Europë avionët ushtarakë F-22.Sekretarja e Forcave Ajrore, Deborah James ka konfirmuar lajmin, duke thënë se kjo lëvizje bëhet si pjesë e planit “Inciativa për Siguri Europiane”.

James nuk ka dhënë detaje se kur do të vijnë këta avionë ushtarakë në Europë, ose sa të tillë do të jenë, apo vendet ku do të qëndrojnë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë, sjellja e avionëve ushtarakë në Europë, shihet si qetësim për disa vende anëtare të NATO-s, të cilat janë të shqetësuara me veprimet e Ushtrisë Ruse e cila po sfidon hapur Aleancën me stërvitjet dhe paradat që janë zhvilluar së fundm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?