SHBA thirrje qytetareve per udhetimet në Bruksel

Mos shkoni në Evropë. Mesazhi ka ardhur direkt nga Departamenti amerikan i shtetit dhe i është drejtuar të gjithë qytetarëve amerikanë, të cilët janë paralajmëruar për “rreziqet e mundshme lidhur me udhëtimet në Evropë pas sulmeve të ndryshme terroriste, përfshi atë të 22 marsit në Bruksel”.

“Grupet terroriste vijojnë të planifikojnë sulme së shpejti në të gjithë Evropën, duke vënë në shënjestër eventet sportive, parqet turistike, restorantet dhe mjetet e transportit”, shkruhet në njoëfimin për alarmin që mbetet në fuqi deri më 20 qerhsor.

Departamenti i Shtetit, në njoftimin e tij, bën thirrje që “të bëhet kujdes me situatën në rrethinat pranë dhe të shmangen vendet me shumë njerëz, sidomos gjatë festimeve fetare apo gjatë festivaleve të ëmdha dhe eventeve”.

“Po punojmë në kontakt të ngushtë me aleattë tanë – përfundon njoftimi – për të ndarë informacione me partnerët tanë evropianë që do të kontribuojnë për të identifikuar dhe për të parandaluar kërcënimet”.

SHKARKO APP