SHBA thirrje Shqipërisë: Kapni trafikantin

Amerika i kërkon autoriteteve shqiptare për të arrestuar trafikantin Aleksandër Vulaj, i cili mbasi u dënua nga gjykata e Michiganit qëndroi në Malin e Zi. Edhe kishte një vendim gjyqësor nga drejtësia amerikane lëvizte krejt lirshëm në kufirin e gjelbër nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri. Ky informacion ju përcoll Shqipërisë në datën 25 gusht.

Amerikanët e konsiderojnë urgjente kërkesën për arrestimin e Vulajt mbasi sipas DEAS, ai hynte periodikisht në Shqipëri duke lënë rregullisht Malin e Zi, që nga ana tjetër nuk pranon ekstradimin e shtetasve në SHBA. Ai pritet ta bëjë këtë gjë në të ardhmen e afërt përshkruajnë amerikanët dhe ky parashikim nuk vonoi të zbatohej mbasi 42-vjeçari e kaloi kufirin pesë ditë më vonë ku dhe e prisnin prangat.

Biseda më e rëndësishme e monitoruar nga DEA është rrëfimi për partneren që e vlerëson si më të besuarën mbasi ajo mblidhte paratë e drogës. Aleksandër Vulaj do dalë para gjykatës të premten dhe për të prokuroria kërkon ”arrest me burg”, derisa të shqyrtohet kërkesat për ekstradimin e tij drejt SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga Top Channel

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?