“SHBA, udhëheqje e fortë në përgjigje ndaj shpërthimit të këtij virusi”, ambasada amerikane jep lajmin e mirë

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një lajm të mirë sa i përket ndihmës në një situatë të pazakontë nga koronavirusi.

Ambasada deklaron se USAID do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19. Sipas saj, ky angazhim tregon udhëheqjen e fortë të SHBA-ve në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi.

“??️ │ Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi. “Ky angazhim – së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan – tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme”, deklaron ambasada amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?